Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Justifikimi i tensioneve me Perëndimin nëpërmjet shpërdorimit politik të rezultateve olimpike në Paris

Justifikimi i tensioneve me Perëndimin nëpërmjet shpërdorimit politik të rezultateve olimpike në Paris

Shkruan: Afrim Kasolli

Është e natyrshme që rezultatet olimpike që i korrin sportistet e shteteve në këto gara të ngjallin ngazëllim dhe entuziazëm shoqëror dhe psikologjik. Në çdo vend kur atletet kthehen në atdhe, nëse kanë pasur suksese, priten me nderime dhe ovacione publike. Ata shndërrohen në yllësi të përfaqësimit shoqëror. Madje, ky tipar daton që nga antika.

Kështu, as Republika e Kosovës nuk bënë përjashtim në këtë drejtim. Të gjithë duan të identifikohen më famën dhe medaljet e tyre. Kurse politikanët janë ata që më shumti tentojnë t’i eksploatojnë këto rezultate. Ashtu edhe si ndodhi mbrëmë me rastin e pritjes shtetërorë që u organizua nga Qeveria e Kosovës për ekipin olimpik që morri pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Me këtë rast, kryeministri Kurti e shfrytëzoi këtë cermoni për të justifikuar politikat e atij aktuale antagoniste me Perëndimin. Përkundër urimit formal sportiv, përmbajta e mesazhit ishte tërësisht politike. Madje, lirisht mund të themi se kjo ngjarje i erdhi në momentin më të duhur politik për të, ashtu sikur se vizita shtetërore ne Maqedoni të Veriut. Sepse, qa nga takimi i fundit ndërmjet tij dhe shteteve të QUINT-it, është bërë e qartë se Kosova po shkon drejt një përplasje të re më “fuqitë e mëdha botërore”, për shkak të refuzimit të këtyre të fundit për ta lejuar ndërrimin e statusit aktual të urës mbi lumin Ibër. Kështu, i pari i Qeverisë së Kosovës nuk kishte si ta lejonte t’i ikte nga duart kjo ngjarje. Para altetistëve dhe qytetarëve, ai deklaroi “se dikur dukej imagjinare që Kosova t’i mposht fuqitë e mëdha botërore, por ky fakt sot është bërë realitet”

Nuk ka shpërdorim më të madh publik të ekipit olimpik të Kosovës, se sa t’i urosh me fjali të tilla. Sepse kjo gjuhë as që i takon vokabularit sportiv.  Por ajo është ekstrapoluar nga përshkrimi i proceseve historike, realiteteve gjeopolitike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Madje edhe tani ajo përdoret tepër rrallë për t’i përshkruar këto procese. Sepse si e tillë ajo asocion simbolikisht me botën e kancelarive dhe salloneve diplomatike, kur përfaqësuesit e fuqive të mëdha i caktonin parametrat e rendit botëror dhe vendosnin  për fatin e popujve të vegjël.

Në imagjinatën tonë ekzistojnë disa konferenca të  tilla, sikur se ajo e Berlinit në vitin 1878, Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1912-13, e Paqes në Paris 1919, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore etj etj. Konferenca këto, që i kishin shpërfillur interesat e shqiptarëve dhe ku këta fundit çdo herë kishin dalur të humbur dhe të mundur si pasojë e padrejtësive të fuqive të mëdha. Por ja, që më në fund erdhi dita, që në kohën e qeverisjes së Abin Kurtit të ndodh edhe ajo që nuk mund imagjinohej. Që Kosova e vogël pas shumë krajatave ia doli t’i mund edhe të parat.

Me anë të kësaj gjuhe delirante, i pari i Qeverisë së Kosovës, e transmetoi mesazhin se nuk kemi pse kemi dilema historike edhe nga ndonjë përplasje me “fuqitë e mëdha”. Ngase nuk është e pamundur fitorja. Disa nga medaljet, edhe pse mungoi e arta, nga Parisi 2024, e dëshmuan këtë mundësi.  Dhe nuk ka vend më të përshtatshëm për ta përçuar këtë mesazh “heroiko-mitik” sesa në mes të një dalldie kolektive të çastit.

Themes by WordPress