Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Juristja Haxhia: Thirrja për rizgjim të Kanunit nuk është antikushtetuese

Juristja Haxhia: Thirrja për rizgjim të Kanunit nuk është antikushtetuese

Juristja Nertila Haxhia vlerëson se thirrja për rizgjim të Kanunit nuk është antikushtetuese.

Sipas saj, ky nuk është një akt juridik, por simbolik dhe komunitar.

“1. Nuk është akt juridik, por simbolik dhe komunitar – një mënyrë për të bashkuar zërin dhe për të kërkuar dialog me shtetin, jo për të shpallur “vetëqeverisje paralele”. Kjo është në përputhje të plotë me parimet e një shoqërie demokratike.”, ka shkruar Haxhia në Facebook.

Ajo shton se kjo thirrje është e ligjshme për sa kohë që nuk prodhon vendime që kundërshtojnë ligjin e shtetit, por kërkon tryeza bisedimesh, marrëveshjesh.

“Thirrja e kësaj mbledhje komunitare në formën e një Kuvendi në frymën e Kanunit është e lejueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht, për sa kohë që:

1.nuk prodhon vendime që kundërshtojnë ligjin e shtetit,por kërkon tryeza bisedimesh, marrëveshjesh.

2.Nuk përpiqet të marrë funksione gjyqësore apo ekzekutive,

  1. Kjo thirrje, nuk nxit dhunë apo thirrje për mosbindje civile, për qëllimin e organizimitte Kuvendit.Thirrja për takim komunitar në modelin e Kuvendit sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, nuk përbën përplasje me Kushtetutën e Shqipërisë – për sa kohë që:
  2. është paqësore,
  3. respekton rendin publik dhe ligjet në fuqi,
  4. nuk nxit urrejtje, diskriminim apo dhunë,
  5. dhe nuk vendos ligje paralele mbi ligjin e shtetit”, ka sqaruar ajo.