Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Juristja Flutra Kusari: Përgjimet e publikuara nuk shkelin ligjin

Juristja Flutra Kusari: Përgjimet e publikuara nuk shkelin ligjin

Juristja e së drejtës për media, Flutra Kusari, ka komentuar lidhur me përgjimet e publikuara të shefes së grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila, nga gazetari Berat Buzhala.

Ajo ka thënë se nuk është bërë asnjë shkelje ligjore në publikimin e këtyre përgjimeve nga ana e Buzhalës.

“Rreth bisedave të publikuara në Nacionale dhe përgjegjësisë ligjore të mediumit:

  1. Nuk ka shkelje të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes.
  2. Nuk ka shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve.
  3. Nuk ka shkelje të Kodit Penal.
  4. Nuk ka shkelje të Kodit Etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Ju uroj një pasdite të këndshme”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook./fk

/TV Arbëria