Sulmuesi i Argjentinës, Julian Alvarez ka zbarkuar në Madrid, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën më 12 gusht përpara se t’i bashkohet Atletico Madridit.
Skuadra spanjolle do t’i paguajnë Manchester Cityt deri në 95 milionë për shërbimet e kampionit të botës Alvarez.
City e bleu 24-vjeçarin në dimrin e vitit 2022 nga River Plate dhe e mbajti në skuadrën argjentinase në formë huazimi deri në verën e atij viti, kur ai u bashkua zyrtarisht me skuadrën e Mançesterit.
Me skuadrën e Cityt ka luajtur 225 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar 90 gola dhe ka dhënë 49 asistime.