Julian Alvarez do të jetë futbollisti më i ri i Atletico Madridit.
Klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit argjentinas.
Manchester City do të përfitojë 75 milionë euro dhe 20 milionë të tjera shtesa nga shitja e Alvarez.
Julian Alvarez do të mbërrijë sot më vonë në kryeqytetin spanjoll, teksa të hënën do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.
Gjithashtu, pas testeve mjekësore, Alvarez do të nënshkruajë kontratën me klubin madrilen.