Profesori amerikan, Edward Jospeh, në një intervistë për Kallxo.com, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale është jashtëzakonisht shqetësues dhe sipas tij të krijon përshtypjen se ka hedhur në baltë gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve 90-tave, shkruan Express.
Ai ka thënë se gjyqtari do të duhej të merret parasysh praktikat e ndjekura nga Gjykata Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë dhe të ishte në dijeni për atë se çfarë krimet kanë kryer serbët.
“Është për të ardhur keq, unë isha mjaftë i habitur me lartësinë e këtyre dënimeve”, ka thënë Joseph.
Megjithatë ai e gjen si mjaftë pozitive faktin që gjykata nuk i gjeti fajtor asnjërin prej të akuzuarve për aktakuzën për krime kundër njerëzimit.
Ai ka thënë se zyrtarët në Kosovë duhet ta përsërisin një gjë të tillë.