Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialisti i Ballkanit, Edward Joseph, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të ndryshojë tërë situatën, përfshirë edhe pozicionin e saj karshi Serbisë.
Pas anëtarësimit në NATO, Joseph ka thënë se Kosova do të ndodhet në një pozicion ku Serbia mund të sfidojë apo minojë sigurinë e saj.
“Pasi Kosova ta ketë këtë rrugë, gjithçka ndryshon. Ajo bëhet e përhershme dhe kjo ndryshon qasjen në Serbi. Së fundi, Serbia do të duhet të zgjedhë, a është në Perëndim, apo është në një ekuilibër me Rusinë dhe Kinën dhe prandaj NATO është thelbësore për Kosovën”, ka thënë Joseph në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ndryshe, Joseph ka thënë se rruga më e shpejtë e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO është që të sigurojë njohjet nga shtetet si Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Spanja.