Njëri nga transferimet e mëdha që pritet të realizohet në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit është edhe kalimi i Jorginhos nga Chelsea te Arsenali.
Reprezentuesi italian mësohet se ka pranuar që ta kalojë në skuadrën e Mikel Artetas pasi është pikërisht trajneri spanjoll që po e kërkon me ngulm atë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, tashmë dy klubet londineze janë duke zhvilluar negociata intensive për kompletimin e këtij operacioni.
/TV Arbëria