Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Jorgensen pas transferimit te Chelsea: Gjithmonë kam dashur të vi këtu, e kam shikuar shumë Petr Cech

Jorgensen pas transferimit te Chelsea: Gjithmonë kam dashur të vi këtu, e kam shikuar shumë Petr Cech

Chelsea ka kompletuar transferimin e portierit danez Filip Jorgensen nga Villarreali.

Zyrtarizimi i portierit danez u bë vonë me Chelsean që ka fituar garën dhe tani kanë reprezentuesin danez në radhët e veta.

Londinezët kanë paguar 24,5 milionë euro për transferimin e danezit shtatlartë, derisa ai është shprehur i lumtur që do t’i mbrojë ngjyrat bardhekaltër.

 

“Ishte shumë e rëndësishme për mua që të vija këtu sa më shpejt që të ishte e mundur dhe të përfshihesha sa më shpejt që të mundesha për t’u përgatitur për sezonin e ri, për të mësuar se si trajneri dëshiron të luajë dhe për të njohur të gjithë”, tha Jorgensen.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si kanë kaluar 12 muajt e fundit. Unë jam shumë i sigurt në veten time dhe e di se çfarë cilësish kam”.

“Për fat të mirë pata mundësinë të tregohem në skenën më të madhe në Spanjë dhe tani jam shumë i lumtur që kam mundësinë ta bëj këtë në një nga klubet më të mëdha në botë”.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të shikoj Chelsean sepse kam parë shumë Petr Cech duke u rritur, kështu që Chelsea ishte një nga skuadrat e mia të preferuara për t’u ndjekur”, tha danezi.

 

Me transferimin e Jorgensen, te Chelsea aktualisht janë gjashtë portierë si Robert Sanchez, Djordje Petrovic, Kepa Arrizabalaga, Marcus Bettinelli dhe Lucas Bergstrom.

Gjithsesi tre prej tyre pritet të largohen gjatë afatit kalimtar veror.

Powered by WordPress