Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Jordania dhe Egjipti i thonë ‘jo’ çdo lëvizjeje të Izraelit për të dëbuar palestinezët

Jordania dhe Egjipti i thonë ‘jo’ çdo lëvizjeje të Izraelit për të dëbuar palestinezët

Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, vendosën të mbajnë një qëndrim të përbashkët ndaj Izraelit. Siç deklaruan ata pas samitit të mbajtur në Kajro, në dakordësi të plotë të dyja vendet refuzuan çdo përpjekje apo lëvizje të palës izraelite për të dëbuar palestinezët nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor.

Në një deklaratë, të dy udhëheqësit thanë se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion mbi Izraelin që të pajtohet me një armëpushim të menjëhershëm dhe të lejojë ndihmën e duhur për Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.

Sipas liderëve të dy vendeve superfuqitë e botës duhet të veprojnë për të kufizuar vuajtjet tragjike të përjetuara nga mbi 2 milionë njerëz që jetojnë në enklavën palestineze.

Izraeli ka bërë thirrje që palestinezët të zhvendosen për të shpëtuar nga sulmet vdekjeprurëse./vizionplus.tv/

 

Powered by WordPress