Sipas një raportimi të ri, Johnny Depp, po takohet me një grua 33 vjet më të re se ai.
Aktori, 61 vjeç, është në një lidhje me stilisten dhe modelen ruse, Yulia Vlasova, 28 vjeçe, raportoi të hënën Daily Mail.
Burime pranë Depp i thanë medias se dyshja janë takuar nëpër vende të ndryshme gjatë dy viteve të fundit.
Ylli i “Pirates of the Caribbean” dhe bukuroshja bionde thuhet se u takuan në Pragë, në gusht 2021 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.
Vlasova zotëron një studio grimi dhe flokësh atje, por duket se kalon shumë nga koha e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku aktualisht jeton Depp.
Aktori viteve të fundit ka qenë në vëmendje të madhe për shkak të gjyqit me ish-partneren e tij, Amber Heard.
Ai ka kaluar një ‘jetë të qetë’ përtej pellgut që kur doli fitimtar në qershor 2022 në rastin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes.
Aktorja, 38 vjeçare, është zhvendosur që atëherë në Madrid, ku jeton me vajzën e saj 3-vjeçare, Oonagh.