Gjetja e një balancimi të përsosur të punës, ushtrimeve fizike, familjes dhe ngjarjeve sociale mund të jetë lodhëse shpeshherë, dhe kjo zakonisht rezulton me stres.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 44 për qind e njerëzve vuajnë nga stresi afatgjatë. Kjo shifër është zbuluar në një studim të vitit 2013, i cili i kishte monitoruar nivelet e stresit të 10 000 britanikëve.
Nga 44 për qind të të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar e pranojnë se kanë stres afatgjatë, ndërsa 28 për qind prej tyre kanë deklaruar se ka mbi një vit që ndihen të stresuar.
Kjo shifër do të thotë se miliona të rritur vuajnë nga stresi konstant.
Stresi kronik mund të rezultojë në një numër të madh të problemeve shëndetësore, duke përfshirë shqetësimin, depresionin, shpejtimin e procesit të plakjes dhe pagjumësinë.
Por, cila është zgjidhja? Një raport i ri nga Harvardi ka zbuluar se studime të shumta e ndërlidhin jogën me nivele më të vogla të stresit.
Kortizoli është hormon i cili lirohet kur trupi është i stresuar dhe, nga studimet e ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se nëse bëni joga rregullisht për 12 javë, ju e zvogëlon procesin e plakjes së qelizave dhe nivelet e kortizolit.
Pra, një sesion i shpejtë 20-minutësh joga mund të jetë gjithçka çfarë ju duhet për t’i balancuar nivelet e stresit.
/TV Arbëria