spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Joe Biden: Veprimet e Hamasit janë një akt i pastër ligësie

Extra AL PVC

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e ka denoncuar përsëri të martën Hamasin dhe ka ripotencuar mbështetjen e SHBA-së për Izraelin ku mbi 1000 vetë përfshirë 14 amerikanë kanë humbur jetën, që kur filluan sulmet e Hamasit gjatë fundjavës.

“Ka momente në jetë … kur një e keqe e paimagjinueshme godet botën. Populli i Izraelit jetoi një moment të tillë këtë fundjavë,” tha zoti Biden. “Ky është një akt i pastër ligësie,” tha ai.

Presidenti Biden përshkroi ato që i quajti njoftime për veprime neveritëse për “prindër të vrarë”, “foshnja të vrara”, “familje të tëra të vrara” dhe “gra të përdhunuara”. Ai tha se Hamasi ka kërcënuar se do të ekzekutojë pengje, përfshirë të mbijetuar të Holokaustit, duke shkelur “çdo kod të moralit njerëzor”.

Presidenti amerikan tha se brutaliteti dhe “etja për gjak” e grupit të kujton “tmerret më të mëdha të ISIS-it”. “Ky është terrorizëm, por fatkeqësisht për popullin hebre, nuk është diçka e re,” tha zoti Biden.

Ndërkohë, në një lëvizje tjetër paralele, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Izraelin në një mision urgjent për të treguar mbështetjen e SHBA-së pas sulmeve të militantëve palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas DASH-it, Blinken do të vizitojë Izraelin në ditët në vijim për të dërguar një mesazh të solidaritetit dhe mbështetjes së SHBA-së për Izraelin.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë, thonë autoritetet palestineze

Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e një kërkesë të Serbisë për kthimin e forcave serbe në Kosovë, e cila është në...

Kryetari i degës më të madhe të VV-së në Drenas jep dorëheqje bashkë me aktivistë: Lladrovci: Mirë se vjen Baxhë!

Kryetari i një prej degëve më të mëdha të VV-së në Drenas, Naim Qorri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia që drejton...