Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Joe Biden, presidenti më i vjetër i SHBA-së në detyrë feston 81-vjetorin

Joe Biden, presidenti më i vjetër i SHBA-së në detyrë feston 81-vjetorin

Presidenti amerikan, Joe Biden, feston sot (20 Nëntor) ditëlindjen e 81-të, duke shënuar kështu edhe një rekord si presidenti i parë i vendit në detyrë, në këtë moshë, ndërkohë që mosha ngre pikëpyetje për të ardhmen e tij politike.

Kur mori presidencën në vitin 2021, Biden ishte 78 vjeç ndërsa ai e ka bërë të ditur tashmë se synon të fitojë sërish presidencën në 2024-ën.

Biden është personi më i moshuar që ka shërbyer si komandant i përgjithshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nëse ai kërkon rizgjedhjen në 2024 dhe fiton, do të jetë 86 vjeç në fund të mandatit të tij të dytë.

Sidoqoftë, në partinë e tij, ka shumë zëra që thonë se do të donin që Biden të tërhiqej për t’i hapur rrugë një gjenerate të re lidershipi.

Një sondazh i fundit i Institutit Siena në gjashtë shtete kyçe të SHBA-së i publikuar në New York Times nxori në pah se 71% e votuesve e konsiderojnë Bidenin shumë të vjetër për të qenë president.

Vetëm 39% kishin të njëjtën pikëpamje për Donald Trump, i cili, në moshën 77-vjeçare, nuk është shumë më i ri se Biden.

/TV Arbëria

Powered by WordPress