Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Jo vetëm Kajtazi”, Kryeziu: Të tjerë gazetarë e deputetë montuan dosje kundër UÇK-së, të gjithë do t’i nxjerrim me emra

“Jo vetëm Kajtazi”, Kryeziu: Të tjerë gazetarë e deputetë montuan dosje kundër UÇK-së, të gjithë do t’i nxjerrim me emra

TV Arbëria pak më herët paralajmëroi ekskluzivisht se do t’i publikojë disa komunikime në mes të gazetarit Vehbi Kajtazi dhe spiunit të UDB-së serbe, Nazim Bllacës.

Qëndrim Kryeziu, pronar i Korporatës Kryeziu dhe TV Arbëria ka bërë të ditur se së shpejti do të publikohen fakte që do të tregojnë se përveç Kajtazit, janë shitur edhe gazetarë të tjerë për shërbime armike.

“Së shpejti ekskluzivitet në TV Arberia dhe portalin TV Arbëria pëlqeni dy faqet dhe do befasoheni se si shumë gazetarë ishin shitur shumë lirë dhe bashkpunonin me njerzë të UDB-së, e këta njerz ishin pjes e e disa mediave në Kosovë dhe Shqipëri!”, ka paralajmëruar Kryeziu.

Tutje ai i ka përmendur disa dosje të montuara kundër UÇK-së “në garazha, podrume dhe në Eulex”, nga gazetarë e deputetë.

Ai ka deklaruar se TV Arbëria do t’i nxjerrë ekskluzivisht emrat e montuesve të këtyre dosjeve, të mohuesve të lirisë.

“Jo vetëm libri kufirarë i ushtris Serbe, që tregon për dhunimet, masakrat e vrasjet, por edhe dosje të montuara në garazha, podrume dhe në Eulex me udbash shqipfolsa, gazetarë shqipfolsa, e besa edhe disa deputet!

Me qindra raste të montuara kundër krerëve të UÇK-së, KryeThemeluesit z. Azem Syla, themeluesve e çlirimtarëve tjerë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Cali, Fadil Fazliu, Pjetër Shala, e gjitha rastet si rasti Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, të gjitha ishin të montuara nga fabrika e njejtë me akterë të njejtë e nga një herë i ndrrote lojtarët, e së shpejti do ti nxjerrim një për një emrat dhe mbiemrat e montuesve, mohuesve të Liris!”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Postimi i plotë: