Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Jo vetëm Durmishi, edhe Kurti dje ia krisi valles pas përurimit të një rruge 6 kilometra

Jo vetëm Durmishi, edhe Kurti dje ia krisi valles pas përurimit të një rruge 6 kilometra

Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i është bashkuar dje edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kjo rrugë për të cilën sot u festua, lidh fshatrat e Kosovës me ato të Shqipërisë.

Në ato momente, edhe Kurti shihet me energji të mirë ndërsa hedh hapat bashkë me valltarët, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se dje është përurur ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra me investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këto fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.

Me rastin e përurimit morën pjesë udhëheqës shtetëror nga Kosova dhe Shqipëria.

“Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit”, bëhet e ditur në kumtesën e djeshme për media.

Powered by WordPress