Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > “Jo në emrin tonë”, Hamza: Populli i Kosovës nuk e pranon padrejtësinë

“Jo në emrin tonë”, Hamza: Populli i Kosovës nuk e pranon padrejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i ka shpërndarë pamjet e protestës së sotme në Prishtinë, në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë.

Të gjithë pjesëmarrësit, edhe njëherë, kundërshtuan aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pjesë e këtij marshi protestues, ka qenë edhe Hamza me bashkëpunëtorë.

Pas protestës, ai ka thënë se populli i Kosovës nuk e pranon padrejtësinë.

“Jo në emrin tim! Jo në emrin tonë!”, ka shkruar Hamza, derisa i ka shpërndarë pamjet nga numri i madh i pjesëmarrësve në marshin e sotëm.