Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka njoftuar se do të organizojë organizon sot, një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe 4 të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10:00, ndërsa gjykatësi Christopher Gosnell ka urdhëruar praninë e të 5 të akuzuarve në seancë.
Përveç Thaçit, vendimin do ta dëgjojnë edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.