Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Jo në emrin tim”, mërgimtarët ftohen të protestojnë sonte në Stuttgart

“Jo në emrin tim”, mërgimtarët ftohen të protestojnë sonte në Stuttgart

Bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani janë ftuar të marrin pjesë në protestën që do të mbahet sonte në Stuttgart.

Protesta, e cila është paralajmëruar të nisë në ora 19:00, organizohet nga të rinj shqiptarë në Gjermani dhe vjen si kundërshtim ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Jo në emrin tim” është motoja e protestës, për të cilën organizatorët kanë njoftuar se është lejuar nga policia e qytetit.

Në njoftimin për protestë, pjesëmarrësit janë ftuar të jenë të pajisur me flamurin kombëtar dhe emblemën e UÇK-së, si dhe të veshur me ngjyra kuq e zi.