Në Krushë të Madhe përkujtohet maskara e ndodhur 25 vjet më parë.
Në tubimin përkujtimor dhe kujtim dhe nderim të të rënëve e pranishme do të jetë edhe presidentja, Vjosa Osmani.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe. Presidentja Osmani, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në Përurimin e Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Gjithashtu edhe Këshilli Organizativ, njofton se me rastin e 25 vjetorit të ditës së përkujtimit të masakrës së Krushës së Madhe do të bëhet hapja e muzeut të Masakrës.
Poashtu, në përkujtim të dëshmorëve dhe martirëvce të rënë për lirinë e Kosovës do mbahen aktivitete si dhurimi vullnetar i gjakut në QMF, ”Dr.Fahredin Hoti’’, me moton ‘’Gjaku i Lirisë.
Dhurimi i gjakut pritet të fillojë nga ora 11:00 dhe të zgjasë deri në 14:00.
/TV Arbëria