Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur e vdekur një grua
Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.
Në vendngjarje u plagos edhe vëllai i viktimës.
“Pacientin e kemi pranuar rreth orës 15 me autoambulancë. Përmes radiografisë e kemi parë se në parakrahun e djathtë ka pasë plumb, të cilin e kemi larguar. Ai është në gjendje stabile është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Ai tha se i mituri ka qenë “shumë i shqetësuar” meqë ka qenë dëshmitar i vrasjes së motrës së tij. Megjithatë, Fazliu tha se ai është pranuar në gjendje stabile. /T7