Kanë nisur punimet për fillimin e fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e Unazës Qendrore në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh optimist që projekti do të finalizohet brenda 120 ditësh, transmeton Telegrafi.
“Do ta kemi drejtpërdrejt lidhjen me Arbërinë, pjesë e cila ka mbi 30 mijë banorë. Do të ketë ndërlidhje edhe të Arbërisë me qendër, po krijojmë infrastrukturë edhe për këmbësorë. E kemi dizajnu ne vet jam optimist që nuk do të ketë asnjë pengesë. Jemi në kohë vere, ku mundësia për punë është shumë më e mirë. E kemi një pozicion që nuk duhet të paraqet asnjë problem, dhe besoj që nuk do të kemi. Besoj që brenda 120 ditëve ta përfundojmë lidhjen e unazës së brendshme të Prishtinës”, theksoi ai para mediave.
Postimi i Plotë i Përparim Rama