Sami Lushtaku është ndaluar nga policia e Gjykatës Speciale
Lushtaku është ndaluar dhe më pas është dërguar në bazën e EULEX-it në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar edhe djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku, i cili tha se babai i tij i shoqëruar nga avokati ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.
“Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it”, tha ai.
Sipas burimeve të TV Arbëria, të njëjtit i është konfiskuar edhe telefoni.
Aksioni për ndalimin e Sami Lushtakut ishte aksion në vazhdim pas bastisjes së shtëpisë së Sylejman Selimit dhe konfiskimit të telefonit të Hajredin Kuçit.
/TV Arbëria