Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pacolli: Rregulla dhe gjoba të reja për shkelësit e Trafikut Rrugor

Extra AL PVC
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar për hartimin e ligjit të ri që ka të bëjë me Rregullat e Trafikut Rrugor, përfshirë gjobat dhe rregullat e reja, me qëllim të rritjes se sigurisë në trafik.
Pacolli, ka treguar se ligji i ri për rregullat në Trafik është inicuar nga deputetët e Komisionit për Mjedis me rekomandim të Policisë së Kosovës, dhe është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me PK dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
”Të gjithë pjesëmarrësit në trafik është mirë të njoftohen me gjobat dhe rregullat e reja që përmban ligji. Ndryshimet në rregulla dhe gjoba janë bërë me qëllimin që të rritet siguria në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet”, shkroi ajo.
”Sa më shumë i respektojmë rregullat aq më pak dënime”, përfundoi ajo.
Këto janë rregullat e reja:
 Nëse e përdorim telefonin gjatë vozitjes,
 100 euro dhe një pikë negative nëse shkelja është për herë të parë;
200 euro, masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj dhe 2 pikë negative nëse shkelja është për herë të dytë;
500 euro, ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj dhe 3 pikë negative nëse shkeljen e përsërisim për herë të tretë.
 Personi i cili drejton mjetin pa e fituar të drejtën për të drejtuar mjetin
 i merret e drejta t’i nënshtrohet provimit për patentë-shofer për 1 vit nga data e shqiptimit të dënimit dhe dënohet me gjobë prej 500 deri në 1500 euro;
Ndalohen garat e shpejtësisë:
 brenda zonës urbane dënohet me gjobë prej 500 euro, i shqiptohen 3 pikë negative dhe i ndalohet drejtimi i mjetit për 6 muaj shoferit që vepron në kundërshtim me ligjin;
jashtë zonës urbane dënohet me gjobë 300 euro, 2 pikë negative dhe ndalimi i drejtimit të mjetit për 3 muaj shoferit që vepron në kundërshtim me ligjin;
Shoferi që posedon patentë shofer nga një vend i huaj nëse ka bërë shkelje nuk i lejohet hyrja në territorin e Rrepublikës së Kosovës derisa nuk i paguan dënimet për kundërvajtje;
Janë përshkallëzuar gjobat për tejkalim të shpejtësisë por përveç gjobave shkelësve do t’i shqiptohen pikë negative dhe do t’i ndalohet drejtimi i mjetit për një kohë të caktuar;
 Gjoba që do të marrim për mos vendosjen e rripit të sigurisë është 150 euro;
 Biçiklisti dhe shoferi i trotinetit nën moshën 16 vjeç obligohen të mbajnë helmetë në të kundërtën dënohen me 100 euro;
Trotinetin nuk lejohet ta drejtojnë personat nën moshën 16 vjeç në të kundërtën prindi apo kujdestari dënohen me 100 euro ndërsa qiradhënësi i trotinetit dënohet me 200 euro;
/TV Arbëria
spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...