Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Jevtiq i Listës Serbe: Edhe serbët nga jugu mund t’i braktisin institucionet

Jevtiq i Listës Serbe: Edhe serbët nga jugu mund t’i braktisin institucionet

Kryetari komunës së Shtërpcës dhe anëtari i Listë Serbe, Dalibor Jevtiq ka thënë se ekziston mundësia që edhe serbët në jug të Ibrit të largohen nga institucionet e Kosovës, dhe ka pretenduar se kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, i “interpreton ligjet në një mënyrë që i përshtatet atij” dhe se “në Kosovë nuk respektohen ligjet aktuale lidhur me të drejtat e serbëve dhe komuniteteve tjera joshumicë”.

Jevtiq ka deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se situata në Kosovë, që nga ardhja e Kurtit në pushtet, po vështirësohet çdo ditë e më shumë kur bëhet fjalë për jetën dhe pozitën së serbëve, dhe shtoi se gjithçka që ka ndodhur kohëve të funidt është dëshmi se komuniteti ndërkombëtar “nuk po e bën punën e tij ashtu siç duhet për, qetësimin e tensioneve dhe tejkalimin e gjithë situatës”.

Ai ka pretenduar se ka “dhunë institucionale në të gjitha nivelet” dhe se serbët janë “viktima të asaj që qëllimi përfundimtar i Kurtit është që ta vërë popullin serb në Kosovë në një pozitë sa më të vështirë dhe kështu ta detyrojë të largohet nga këto hapësira”.

“Vendimi për largim nga institucionet e kolegëve tanë nga veriu i Kosovës është marrë në kohën kur nuk kishim më rrugëdalje nga të gjitha presionet që i pësuam jo vetëm ne, por edhe shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe në këtë kuptim ishte një mesazh i qartë se diçka duhet bërë të ndryshojë në atë marrëdhënie dhe në të gjithë situatën që po ndodh në Kosovë”, përpiqet Jevtiq t’i arsyetojë veprimet e shefit të tij të vërtetë, Vuçiq.

/TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress