Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Jetët po humbin në rrugë – Aksidentet me fatalitet në Kosovë ngrenë alarmin për mungesë sinjalizimi

Jetët po humbin në rrugë – Aksidentet me fatalitet në Kosovë ngrenë alarmin për mungesë sinjalizimi

Mëngjesin e së enjtes rruga në Dollc të Klinës u bllokua për shkak të aksidentit mes veturës e autobusit, që për pasojë vdiq shoferi.

Të njëjtën ditë më 21 gusht, një person humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Por gjatë kësaj jave, në magjistralen Prishtinë – Pejë ndodhi edhe një tjetër aksident me fatalitet, ku për pasojë dy persona vdiqën.

Por cilat janë shkaqet që po ndodhin këto aksidente të rënda?

“Problemet e aksidenteve që po ndodhin këtë vit e çdo vit e me fatalitet  janë sidomos për shkak të parregullsive të shumta. Duke filluar nga mungesa e sinjalizimit, mungesa e shenjave, drejtimet e rrugëve në mënyrë e duhur e mënyrën adekuate. Gjithashtu duhet të zvogëlohet numri i pikave të konfliktit  dhe duhet të kemi fushata të ndryshme sa i përket anës Policore e sidomos në sezonin verorë”, tha eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës për televizionin, gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, në rrugën e Kosovës u shënuan 51 aksidente me fatalitet.

E të vdekur në to mbetën 58 persona.

Se shteti duhet të bëjë diçka për të ulur numrin e këtyre e rasteve e thotë eksperti i komunikacionit.

“Pikat e aksidenteve me fatalitet duhet të merren dhe të studiohen ato pika e në bazë të tyre ne do të punojmë në atë drejtim.  Nëse për shembull është problem i shpejtësisë duhet të vendosen radarët statikë apo radarët lëvizës se sit ë ulet shpejtësia të shoferet dhe të behët një vozitje në mënyrën e duhur. Nëse problem tjetër janë përdorimi i telefonave të vendosen disa kamera ku fokusohen shoferët që përdorin telefonin dhe të gjobitën”, tregoi Hamiti.

Ndryshime në ligjin e trafikun rrugor janë bërë, por këto sipas avokatit Asdren Bytyqi nuk po japin efekt.

“Ligji i ri mbi trafikun rrugor parasheh dënime shumë më drastike krahasuar me ligjin e mëparshëm, duke paraparë edhe masa të ashpra siç është sekuestrimi i veturës për shkelje të rënda apo të përsëritura. Konsideroj se gjobat janë rritur, por të njëjta nuk janë së po e kanë efektin e kërkuar dhe të dëshiruar me ligj, mbi uljen e aksidenteve sidomos atyre pasoja të rënda dhe  me fatalitet”, tha Bytyqi.

Sipas Bytyçit, kriteret në marrjen e patentë shoferit duhet të rriten. /TëVë1