Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Jeta vazhdon” – postimi i Mirlind Dakut që ngjalli reagime, lojtari e sqaron pastaj

“Jeta vazhdon” – postimi i Mirlind Dakut që ngjalli reagime, lojtari e sqaron pastaj

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho,  publikoi sot listën e lojtarëve që do të jenë prezent në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë, ku kishte dy mungesa.

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja nuk janë pjesë e listës së kuqezinjve për këto dy ndeshje.

Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video dhe ka shkruar: “Jeta vazhdon”.

Më pas, 26-vjeçari dardan, autor i 5 ndeshjeve dhe 1 goli me kuqezinjtë, shkroi në koment se ky reagim nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga Shqipëria.

“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”.

Daku ka hasur në konkurrencë të fortë te Shqipëria, pasi Armando Broja dhe Rey Manaj janë kthyer, me këtë të fundit që po shënon pambarim gola në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/

Powered by WordPress