Kandidatja për deputete nga LDK, Jeta Rafuna Hasani, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se të jesh grua në politikë nuk është e lehtë, por është një detyrë e grave që tashmë janë të fuqizuara të jenë zëri i atyre që nuk dëgjohen.
Tutje ajo thotë se angazhohet që çdo ditë secila grua të jetë e fuqizuar dhe të bëhet pjesë e vendimmarrjes në shoqëri.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të isha pjesë e emisionit “Gratë N’Fokus”
Të jesh grua në politikë nuk është e lehtë, por është një detyrë e grave që tashmë janë të fuqizuara – të jenë zëri i atyre që nuk dëgjohen.Unë kështu e besoj. Prandaj, angazhohem çdo ditë që secila grua të jetë e fuqizuar, të marrë vetë vendimet për të ardhmen e saj dhe të familjes së saj dhe mbi të gjitha të bëhet pjesë e vendimmarrjes në shoqëri.
Ky është edhe synimi im, por ndryshimin e bëjmë bashkë, të ardhmen e ndërtojmë bashkë.
#behundryshimi
#Lumir2025
#JetaRafuna45