Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Jesse Marsch refuzon rikthimin në Premier Ligë

Jesse Marsch refuzon rikthimin në Premier Ligë

Synimi i skuadrës së Southamptonit për ta emëruar Jesse Marsch si trajnerin e ri të skuadrës ka goditur një pengesë.

Bisedimet mes dy palëve kanë dështuar pasi që fillimisht nuk arritën akord sa i përket kushteve të kontratës, raporton.

Marsch ishte opsioni kryesorë për ta zëvendësuar, tanimë të shkarkuarin, Nathan Jones, vetëm një javë pasi që amerikani u shkarkua nga skuadra e Leeds United.

Marsch la përshtypje të mira në bisedimet me Southamptonin dhe ishte i gatshëm të pranonte rolin e trajnerit, jo i shqetësuar nga fakti që Southamptoni zë vendin e fundit në tabelën e Premier Ligës, katër pikë larg zonës së sigurisë.

Megjithatë, një kontratë për t’iu përshtatur të gjitha palëve mbeti një çështje që kërkonte zgjidhje, dhe ato nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një akord pas bisedimeve të tjera sot.

Powered by WordPress