Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Jep dorëheqje drejtori i Byrosë për çështje politiko-ushtarake në SHBA

Jep dorëheqje drejtori i Byrosë për çështje politiko-ushtarake në SHBA

Josh Paul, zyrtar i Departamentit të Shtetit në zyrën që mbikëqyr transferimin e armëve dha dorëheqje këtë javë në shenjë proteste ndaj vendimit të administratës së Bidenit për të vazhduar dërgimin e armëve dhe municioneve në Izrael.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Josh Paul , i cili për më shumë se 11 vjet shërbeu si drejtor në Byronë e Çështjeve Politiko-Ushtarake Departamentit të Shtetit, tha se “mbështetja e verbër e administratës Biden vetëm në një drejtim” po çon në vendime politike që janë  shkatërruese, të padrejta dhe kontradiktore me vetë vlerat që ne mbështesim publikisht”.

“Reagimi i Izraelit dhe së bashku me mbështetjen amerikan mund të çojë vetëm në vuajtje më të thella si për popullin izraelit ashtu edhe për atë palestinez,” shkroi ai, duke shtuar: “Kam frikë se po e përsërisim të njëjtat gabime që kemi bërë në dekadat e mëparshme, dhe unë refuzoj të jem më pjesë e tyre.”

Ai gjithashtu theksoi se ndërsa e pranon se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte i tmerrshëm, ai gjithashtu beson se përgjigja e Izraelit “do të çojë vetëm në vuajtje më të mëdha dhe më të thella” për izraelitët dhe palestinezët.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress