Blog Post

Arbëria TV > Yje > Jennifer Lopez jep mesazh nëpërmjet gjerdanit të saj

Jennifer Lopez jep mesazh nëpërmjet gjerdanit të saj

Jennifer Lopez ka zëvendësuar gjerdanin e saj “Ben” me bizhuteri “Jennifer” diamanti.

Aktorja thuhet se e kaloi përvjetorin e dytë të martesës larg bashkëshortit të saj, Ben Affleck.

Ndërsa po shijon ca kohë në Hamptons, këngëtarja dhe aktorja u pa e veshur me një palë pantallona të bardha kombinuar me një bluzë të thjeshtë të zezë.

Megjithatë ajo që ishte ndoshta më e dukshme në pamjen e Lopez ishte gjerdani i saj, sepse në vend që të vishte varësen e saj të zakonshme kishte veshur një gjerdan me pllakë emrin “Jennifer” të veshur me diamant.

Nëse kishte për qëllim që nëpërmjet aksesorëve të saj të dërgojë një mesazh, atëherë JLo ja doli, sepse të gjithë po komentojnë mungesën e ‘Ben’ në qafën e saj.