Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, ka kritikuar nivelin e diskutimit të pushtetit karshi temës së arsimit.
Ajo tha se në vend që të diskutohet për cilësinë e arsimit, pushteti krenohet se në ditën e parë të hapjes së aplikimit për subvencionim të teksteve shkollore kanë aplikuar 600 mijë prindër. Drejtoresha e Arsimit nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, paralajmëroi për “reformën arsimore më të madhe ndonjëherë në Prishtinë”.
Në kryeqytet ka mijëra nxënës në një shkollë, në ciklin e ulët nga klasa e parë deri në të pestën do të implementohet mësimi gjithëditor, ndërsa nxënësit e klasave 6-9 do të akomodohen në objekte të tjera.
Ne i kemi rinovuar të gjitha objektet ku do të sistemohen këta nxënës” tha ajo.