Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > JD Vance pritet me protesta në Vermont pas përplasjes me Zelenskyn (PAMJE)

JD Vance pritet me protesta në Vermont pas përplasjes me Zelenskyn (PAMJE)

Një grup njerëzish u mblodhën Waitsfield, Vermont, të shtunën për të protestuar ndaj zëvendëspresidentit JD Vance, i cili po qëndron për pushime me familjen.

Kjo erdhi pas përplasjes mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump, të cilës iu bashkua edhe Vance të premten në Zyrën Ovale, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Disa nga demonstruesit janë pjesë e Indivisible, një grup politik i krahut të majtë i themeluar në përgjigje të zgjedhjes së Donald Trump si president në 2016.