Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Jazz në Mitrovicë, Haradinaj publikon fotografi me Hovenier dhe ambasadorët tjerë

Jazz në Mitrovicë, Haradinaj publikon fotografi me Hovenier dhe ambasadorët tjerë

Artistët të shquar të Jazz janë në Mitrovicë, për këtë ka shkruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai ka publikuar fotografi nga ngjarja, ku aty është edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, si dhe ambasadorë të tjerë.

Haradianj ka shkruar në Facebook se ndodhet në Mitrovicën e minatorëve, patriotëve e intelektualëve e të rokut shqiptar.

“Në Mitrovicën e minatorëve, patriotëve, intelektualëve e të rokut shqiptar, i’u bashkova artistëve të shquar të Jazz-it, me dëshirën që liria të na bashkoj përmes muzikës në çdo pjesë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.