Blog Post

Arbëria TV > Sport > JAVA EVROPIANE E FUTBOLLIT

JAVA EVROPIANE E FUTBOLLIT

Në Spanjë fituan Reali dhe Barcelona për të ruajtuar dy pozitat e para, ndërkaq Atletico lëshon pikë në San Sebastian duke barazuar 1-1 dhe tani është 7 pikë larg liderit!

Liverpooli fiton dhe ruan vendin e parë me një pikë diference nga Man City dhe Arsenali që po ashtu fituan 3-2, 3-1 respektivisht, ndërkaq Chelsea dhe Man Utd barazojn ndaj Aston Villa dhe Not. Forest respektivisht.

Në Gjermani Leverkusen u ndal në barazim nga Kiel e vendit të parafundit 2-2, por njëjt as Bayerni nuk arriti më shumë se barazim 3-3 me Frankfurt, nderkaq Dortmund humbi nga Union Berlin 2-1. Bayerni ruan vendin e parë, por duke barazuar me pikë me Leipzig, më pas jan Frankfurt dhe Friburg nderkaq kampioni Leverkusen bie në vendin e 5.

Në Itali fituan Inter, Napoli dhe Inter për të marrë dy vendet e para, ndërkaq Juventus barazoj me Caglari, kurse Milan humbi 2-1 nga Fiorentina. Në tabelë prin Napoli me 16 pikë, i ndjekur nga Ineter me 14 pikë dhe Juve me 13.

Në Francë pasi fitores ndaj Rennes 1-2 Monaco tashi është lider në tabelë dhe Psg pas barazimit me Nice ngelet mbrapa në vendin e dytë me 2 pikë më pakë . Lille pas fitores në derbi ndaj Toulouse ngjitet në vendin e pestë, me 6 pikë më pak si lideri.