Analisti politik, Shemsi Jashari, në një prononcim ka thënë se sot në takimin kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Brukselit, nuk pritet që të gjendet ndonjë zgjidhje për çështjen e dinarit, pas skadimit edhe të periudhës kalimtare të BQK-së, e cila e përcakton euron si valutën e vetme për transaksione në Kosovë.
Kjo sipas tij duke pasur parasysh pozicionimin e dy vendeve tash e sa kohë për këtë çështje.
Jashari ka thënë se problem më të madh për të arritur një marrëveshje për këtë çështje tani e bënë edhe procesi ku Kosova gati zyrtarisht po hynë në fazën e fushatës parazgjedhore.
“Takimi nuk mendoj qe do të sjell as një risi, do të kemi një pozicionim tashmë të ditur të dy palëve. Secila do të mbajë pozicionin e vetë edhe tash çka e bënë problem më të madh është që Kosova gati zyrtarisht veç po hynë në fazën e fushatës parazgjedhore. Kemi parë disa indikacione që po shkojmë drejtë zgjedhjeve dhe kjo bënë më të vështirë arritjen e një marrëveshje”, ka thënë ai.
Jashari ka thënë se pavarësisht që Kosova në aspektin ligjor ka obligim të zbatoj ligjet e veta, në këtë rast përdorimin e euros si valutë të vetme, por që sipas tij duke pasur parasysh reagimet e ndërkombëtareve për këtë çështje, vendi është futur në një kurth me vendimin për dinarin serb.
“E dim që ka kaluar afati kalimtarë ku është pezulluar ai vendim derisa banorët serb bëhen gati për të aplikuar valutën e vete në euron. Tashmë e kemi edhe vendimin zyrtarë të BQK-së se ka kaluar ai afat dhe e vetmja valutë është euroja. Në aspektin ligjor Kosova ka obligim të zbatoj ligjet e veta në këtë rast përdorimin e euros si valutë të vetme. Por nëse e shohim reagimin ndërkombëtar edhe polarizimin që ka shkaktuara, problemet që ka sjellë në relacionet BE dhe SHBA në raport me dinarin mendoj që Kosova është futur në një kurthe të pa nevojshëm, në një kohë ku ka pasur mundësi deri sa të gjeje një momentum më të favorshëm për të aplikuar zbatimin e këtij vendimi”, ka thënë ai.
Jashari ka thënë se është e vështirë që të arrihet një marrëveshje kjo pasi sipas tij, lëshuara pe e qeverisë për këtë çështje do të ndikonte në humbjen e elektoratit në zgjedhjet e ardhshme.
“Nga takim nuk pres që do të sjell ndonjë marrëveshje për faktin që as një veprim nuk ka ndodhur nga takimi i fundit. Kemi pozicionime të qarat. Nëse e shohim nga aspekti i ndikimit elektoral çdo lëshuarje pe e autoriteteve kosovare do të ndikonte ne rezultatin e ardhshëm zgjedhor dhe një zmbrapsje nga vendimet e veta që qeveria Kurti i ka marr. Është pak a shumë e pa arsyeshëm të presim që do të ndodh diçka në kuptimin e ndonjë marrëveshje që do të mund të arrihet në Bruksel”, ka thënë ai.