Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Jashari: Qeveria Kurti ka goditur luftën e UÇK’së, duke thënë “Shko Hashim, këta janë kriminelë”

Jashari: Qeveria Kurti ka goditur luftën e UÇK’së, duke thënë “Shko Hashim, këta janë kriminelë”

Xhavit Jashari kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti iA ka numëruar goditjet të cilat sipas tij, i ka marrë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Jashari në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria tha se në qeverinë e Kurtit ka ministra të cilët kanë deponuar dëshmi të rrejshme në Tribunalin e Hagës, derisa përmendi disa nga rastet.

“Në takim ja kam numëru të gjitha kryeministrit që faktikisht ka goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka atakuarkëtë luftë duke thënë shko Hashim, këta janë kriminelë. Pastaj në këtë qeveri ka ministra të cilët kanë deponu dëshmi të rrejshme siç është Gërvalla në Tribunalin e Hagës në Gjykatën Speciale, të paktën ajo ka deklaru vet që për mua dhe për organizatat nuk është e ndershme që të bëjmë me një ministre të tillë homazhe te varrezat e dëshmorëve”, tha më tej Jashari./TV ARBËRIA