Kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka deklaruar se pa përpjekjet dhe sakrificat nuk do të ndodhte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Madje sipas tij, pa UÇK’në nuk do të ndodhte as liria të cilën ne sot e gëzojmë.
“Bashkarisht jo vetëm në Prekaz aty ku ka fillu, aty ku është shënu kjo betejë do të thotë me 5,6 dhe 7 mars por edhe gjithandej nëpër territoret e Kosovës ku kemi varreza të dëshmorëve. Dhe pavarësisht pse si organizatë e shënojmë këtë datë ne nuk i ndajmë, dhe gjithsesi bëjmë organizime edhe për dëshmorët edhe për periudhat e ndryshme kohore, të vetëdijshëm që pa këto ngjarje, pa këto luftëra, pa këto përpjekje e sakrifica mendoj se nuk do të ndodhte as lufta e UÇK-së dhe pa luftën e UÇK-së nuk do të ndodhte liria që sot e gëzojmë”, tha Jashari në emisionin “N’PULT” në TV ARBËRIA.