Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Jashari: Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në shtyllat kryesore që ngritin mirqënien e qytetarëve!

Jashari: Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në shtyllat kryesore që ngritin mirqënien e qytetarëve!

Drejtori ekezkutiv i Demokracia Fillon Këtu, Shemsi Jashari, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rezultatin zgjedhor.Jashari tha për “Gazeta Blic” se Lëvizja Vetëvendosje si parti që udhëheq me shtetin ka dështuar në shtyllat kryesore që ngritin mirqënien e qytetarëve.

Ai tha se nuk është parë asgjë nga kjo qeverisje përveç inflacionit.“Tashmë me vendim të Presidentes ne e dimë saktë se kur do të mbahen zgjedhjet që do të jenë në shkurt, dhe është hera e parë kur është një afat kaq i gjatë kur dihet saktë kur do të mbahen zgjedhjet. Kjo natyrshëm që do ta bëjë një kohë bukur të gjatë të fushatës dhe ngritjes së tensioni politik.

Secili subjekt politik duke dasht me kapitalizu sa më shumë votën dhe këta muaj na presin një debat më i ‘nxehtë; se sa i viteve të kaluara. Nëse flasim për mënyrën se si do të zhvillohet fushata, patjetër që presin tensione, do të ketë akuza por e veçanta është se do të zgjasin më shumë. Kur flasim për mënyrën se si ka qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje, dhe si do të jetë rezultati që mund të pritet në zgjedhjet e ardhshme, tashmë dihet se Lëvizja Vetëvendosje në shtyllat kryesore që ngritin mirqënien e qytetarëve lirisht mund të themi se ka dështuar. Asgjë nuk kemi në këtë qeverisje përveç një inflacioni që ka rënduar vednin” tha Jashari për “Gazeta Blic”