Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Jasharaj: Kërkesat ndaj qeverisë do të vazhdojnë deri në plotësimin e tyre

Jasharaj: Kërkesat ndaj qeverisë do të vazhdojnë deri në plotësimin e tyre

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj në një prononcim për TV Arbëria thotë se do të orientojë për të realizuar nismën qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti.

“SBASHK duke respektuar prioritetin e kërkesave të anëtarësisë tërë aktivitetin momental e ka orientuar që të realizojë nismën qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti ,të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L-248 dhe dhe të përgatis Draftin e Kontratës së re Kolektive të Arsimit”, tha thënë Jashari për TV Arbërin.

Ai tha se do të veprojnë sipas vendimeve të përfaqësuesve të anëtarësisë sonë që nga çerdhet e deri në universitete dhe do ketë edhe kërkesa të radhës ndaj qeverisë.

“Besojmë se këto dy çështje do të realizohen me sukses e pastaj shohim cilat do të jenë kërkesat e radhës nga anëtarësia dhe do të veprojmë sipas vendimeve të përfaqësuesve të anëtarësisë sonë që nga çerdhet e deri në universitete”, theksoi ai.

Kujtojmë se, Jashari ka thënë se kanë iniciuar një nismë për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e skemën pensionale në vend.

Sipas tij, kjo nismë ka për qëllim që punëtorëve të arsimit viteve te 90-ta t’u llogariten si vite kontributdhënëse, ndërsa është i bindur në mbledhjen e mbi 10 mijë nënshkrimeve. /TV Arbëria

Powered by WordPress