Sonda hapësinore e Japonisë me emrin “Slim” ka zbarkuar në satelitin e Tokës dhe tani agjencia japoneze e hapësirë po pret një sinjal nëse zbarkimi ka qenë i lehtë.
Përveç kësaj, agjencia japoneze po pret një sinjal nga sonda për të parë nëse anija kozmike do të jetë në gjendje të operojë tutje.
Gjurmuesit amatorë të valëve radio po raportojnë sinjale të forta që po vijnë nga Hëna nga frekuencat që pritet të jenë nga sonda Slim.
Qëllimi i këtij misioni është që pajisja hapësinore të gjejë ujë dhe elemente të tjera që mbështesin jetën njerëzore.
Japonia gjithashtu po mundohet çdo herë të triumfojë ndaj Kinës për ekspeditat e saj hapësinore. /Telegrafi/