Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën veriore të Japonisë qendrore.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami përgjatë zonave bregdetare perëndimore të prefekturave Ishikawa, Niigata dhe Toyama.

Një cunami me valë deri në 5 metra të larta besohet se do të arrijë në Noto në prefekturën Ishikawa, sipas agjencisë së motit.

Valë më shumë se një metër të larta goditën bregun e qytetit Wajima në prefekturën Ishikawa, raportoi NHK.

 

Powered by WordPress