Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Japonezët urdhërohen me ligj të qeshin të paktën një herë në ditë, dhe arsyeja është kjo

Japonezët urdhërohen me ligj të qeshin të paktën një herë në ditë, dhe arsyeja është kjo

Një ligj i ri është miratuar në Japoni, dhe nuk është fare i zakonshëm.

Banorët e këtij shteti doemos janë ligjërisht të obliguar të qeshin të paktën një herë në ditë për shkak të përfitimeve shëndetësore, shkruan Daily Mail

Urdhri, i miratuar të premten e kaluar në prefekturën veriore të Yamagata-s, u frymëzua nga një studim i universitetit lokal, i cili zbuloi se e qeshura e rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Ky ligj, përveç që u kërkon individëve të qeshin çdo ditë, ligji gjithashtu kërkon që bizneset të ‘zhvillojnë një mjedis të përshtatshëm për të qeshur’, dhe poashtu ka caktuar ditën e tetë të çdo muaji si dita e të qeshurave.

Ai u propozua dhe u miratua nga anëtarë të Partisë Konservatore Liberal Demokratike, megjithëse ministrat e opozitës kundërshtuan ligjin, duke thënë se ai shkel “të drejtën themelore të njeriut” për të qëndruar i hapur.