Jannik Sinner (23) ishte thjesht shumë i fortë për Alexander Zverev (27), duke mposhtur kundërshtarin e tij gjerman me rezultatin 6-3, 7-6(4), 6-3 për të mbrojtur titullin e Australian Open dhe për të fituar trofeun e tij të tretë Grand Slam, duke vendosur një epokë të re për tenisin italian.
Numri një në botë, Sinner, u bë lojtari i parë italian që fiton tre tituj Grand Slam, duke kaluar Nicola Pietrangeli-n, i cili fitoi dy herë radhazi titullin e meshkujve në Roland Garros në vitet 1959-60.
Një vit pasi mundi Daniil Medvedev në pesë sete për trofeun e tij të parë madhor, Sinner dominoi finalen e dytë në Melbourne Park duke aplikuar presion të madh dhe një lojë klinike.
Nën dritat e Rod Laver Arena, ai siguroi “break point” në game-in e gjashtë, kur Zverev e dërgoi topin jashtë me një forehand të gjatë.
Duket se shpirtin e Zverev-it e kishte thyer një moment fatkeq, kur një goditje që preku rrjetën ktheu në favor të Sinner-it tiebreak-un e setit të dytë.
Për Zverev-in, pritja për një titull të parë Grand Slam vazhdon, pas humbjes si finalist ndaj Carlos Alcaraz në French Open vitin e kaluar dhe ndaj Dominic Thiem në US Open 2020.