Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Janina Ymeri, ka reaguar pas vendimit që u miratua nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së, duke shpërndarë disa nene të Kushtetutës ku flet për mandatin e deputetëve dhe duke shkruar: “Kosova djep i demokracisë”.

Pas konfirmimit të Lumir Abdixhikut kryetar, Kuvendi në fund miratoi një deklaratë me disa vendime ku ndër të tjera obligohen deputetët e Grupit Parlamentar të partisë të respektojnë vendimet që merr partia.

Ymeri ndau nenin 70 ku thotë: 1. Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues; 2. Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes.