Kandidati për deputetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti konsideron se fat i madh për të është se ka gjetur shokë me të cilat ka punuar dhe ka dalë i suksesshëm.
I ftuar në emisionin ‘Përtej Tregimit’, me Valentina Ahmetin, duke folur rreth rinisë së tij dhe angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sipas Halitit po të kishte dështuar UÇK-ja, të gjtha shigjetat do të ishin drejuar nga ai, duke e lënë fajtor.
“Fati i madh është kam gjetur shokë me të cilët kemi punuar dhe jemi angazhuar. Shumica e tyre janë tani për tani më shumë të heshtur dhe s’flasin, por kemi pasur një sistem politik edhe ushtarak i cili është komprovuar nga politika. Mendoj me të metat dhe gabimet, me papërvojën, me dëshirat në fund tani me qenë dikush tjetër në vendin tim , unë mendoj se kam dalur i sukseshëm.”
“Sikur të kishte dështuar UÇK-ja të gjitha shigjetat do të ishin drejuar nga unë që ky është fajtor, ky na dështoi, sepse ka pasur edhe një mekanizëm të fuqishëm që ka qenë shërbimet Jugosllave të dezinformimit dhe të veprimit kundër nesh të cilat janë përpjekur gjithmonë në një variant ose tjetrin me ma ndalë ‘turrin'”, është shprehur ai në ‘Përtej Tregimit’./tvarbëria/