Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë (Live)

James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë (Live)

Ish zv/ndihmë sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka nisur edhe sot deklarimin në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Rubin po dëshmon sot për ditën e tretë me radhë në kuadër të ekipit të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i ftuar si dëshmitar mbrojtës.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Thaçi pati dëshmi të shumta ndër të tjerash duke theksuar se Thaçi nuk ishte komandantët asokohe dhe se qëndrimi ndaj UÇK-së kishte ndryshuar që nga marrëveshja e Rambujesë.

Rubin iu është përgjigjur dy ditë radhazi pyetjeve të ekipeve mbrojtëse, prokurorëve dhe dje pyetjeve të gjykatësve.

Edhe pse pritej që Rubin të përfundonte deklarimin dje, ai në fund u njoftua se dëshminë do ta vazhdojë edhe sot.