Mohamed Salah shënoi 14 gola dhe shtoi tetë asistime në 20 paraqitje në Ligën Premier sezonin e kaluar përpara se të largohej për Kupën e Kombeve të Afrikës në janar.
Sulmuesi më pas shënoi vetëm katër gola dhe dy asistime në 12 ndeshjet që luajti pas rikuperimit nga lëndimi që kishte me Egjiptin.
Presidenti i Peterborough United, Darragh MacAnthony, që njihet edhe si fans i madh i Liverpoolit, mendon se 32-vjeçari nuk do të kthehet në më të mirën e tij në sezonin e ardhshëm 2024/25
“Jam i shqetësuar për Salah. Mendoj se ai ishte i mrekullueshëm në fillim të sezonit të kaluar”.
“Më pas, me kalimin e moshës, rezultati i tij në gjysmën e dytë të sezonit po zbehej dhe nuk do të jetë më mirë këtë sezon. Ky është vetëm mendimi im”, deklaroi MacAnthony për Talksport.
Liverpooli ende beson që Mo Salah mund të jetë vendimtar në sukseset e klubit dhe këtë sezon shihet si lider i Reds.