Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Jam e majtë, kujdesemi për shtresën popullore” – Shqipe Ahmeti Berisha nga LVV në Arbëria TV

“Jam e majtë, kujdesemi për shtresën popullore” – Shqipe Ahmeti Berisha nga LVV në Arbëria TV

Shqipe Ahmeti Berisha, kandidate për Asamblenë Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë, ka folur për ecurinë e fushatës dhe angazhimin e saj politik në emisionin “Pult” në Arbëria TV.

Në deklaratën e saj, ajo theksoi se procesi zgjedhor është duke shkuar normalisht dhe se fushata e tyre po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar, brenda rregullave të një fushate komunale.

“Procesi është duke shku në rrjedhat e veta normale, ne po bojm fushatë ashtu sipas kushteve dhe mundësive tona. Fushata jon ka qenë e fokusuar në takime me grupe të vogla, fushata është e qetë, e rregullt në kuadër normave të rregullta të një fushatë elektorale komunale.”

Ajo shtoi se në fillim të fushatës nuk është fokusuar në prezantimin e programit, por në dëgjimin e qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre.

“Kryesisht takimet e para me qytetarët nuk kanë qenë për me shpalos programin, por kanë qenë takime informative për me i pa shqetësimet e qytetarëve për me kuptu se çka është prioritet për ta, sigurisht ndoshta nuk kemi mundur me i taku të gjithë qytetarët por pjesën që e kemi taku. E mandej kemi fillu takimet nëpër fshatra edhe me kandidatin për kryetar, I ka shpalos programet e veta, planet për çështjet që i prekupojnë Malishevën edhe për çështjet që do i ketë parasysh në mandatin katër vjeçar.”

Shqipe Ahmeti Berisha foli edhe për rikthimin e saj në politikë pas një periudhe të gjatë pauze, duke përmendur edhe angazhimet e hershme që nga vitet ’80.

“Kur më është bërë ftesa për të garuar, kështu ka qenë një kohë e gjatë që kam pushu edhe kam dalur nga këto rrjedha, një ambient tjetër ka qenë kur kemi fillu, në vitet e 80-ta dihet aktivizmi jonë ka qenë aty ku kemi marrë pjesë në një protest si studenta, u kan një formë tjetër e aktivizmit, pastaj kam fillu te Këshili për të drejtat e Njeriut.”

Në fund, ajo shprehu bindjen e saj për nevojën e një orientimi të majtë në politikën kosovare, duke theksuar rëndësinë e kujdesit për shtresat e gjera popullore.

“Menimi im, orientimi im jam e majtë. Mendoj që e majta që kujdeset për shtresën, për shtresën e gjerë popullore. Kom pas besim edhe kanë dhanë prova që jane duke u kujdes për shtresën e gjerë popullore sado që dikush i kritikon. Unë mendoj që populli i Kosovës edhe Kosova që ka dalë prej një sistemi komunist ka pasë nevojë për një socialdemokraci. Por tek ne profilizimi i partive ende nuk është bërë taman.”