Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, i ftuar në emisionin n’Pult në TV Arbëria, ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, duke komentuar procesin e zgjedhjeve dhe situatën aktuale politike.
Jakup Nura: Fituesi i zgjedhjeve nuk ka dashur të krijojë institucionet e Kosovës
Ai theksoi sfidat që ka hasur vendi gjatë këtyre muajve:
“Gjatë gjithë kësaj periudhe është parë qartë se e vërteta është e thjeshtë për tu parë dhe për tu identifikuar, që nga zgjedhjet e shkurtit partia që mori numrin më të madh të votave dhe e paknaqne me rezultatin të cilin e mori dhe me rënien në numër mendoi dhe veproi në atë formë sa që të përpiqet gjatë gjithë kësaj kohe ta vuaj fajin diku tjetër dhe ta zhagisë procesin deri në këtë moment ku mendoj që bashkarisht me akteren kryesore, kryetaren e shtetit e sollën zgjedhjet deri në dhjetor që ishte një absurd në veti ditët e pushimit që janë në tërë botën të qohemi dhe të mbajmë zgjedhje, mendoj që është e padrejtë edhe për qytetarët por e padrejtë edhe për ata që garojnë në këto gara.”
“Kurti, i pakënaqur me rezultatet e shkurtit, zvarriti procesin për një vit – bashkarisht me presidenten”
Në lidhje me koalicionet dhe institucionet, Nura theksoi: “Dihet botërisht që ata nuk na duan për krijimin e institucioneve, por duhet ti drejtohemi me një letër dhe ti kërkojmë që ne jemi të gatshëm për me hy në koalicion, por kryeministri na takon ne, PDK-së, pasi që është njeri i dyshmuar dhe është më i mirë se kryeministri i tyre, pasi që gjatë pesë viteve ka qenë një dështak si kryeministër i Kosovës.”
Ai shprehu bindjen e tij për veprimet e fituesit të zgjedhjeve: “Jam i bindur që fituesi i zgjedhjeve Vetëvendosja nuk ka pritur dhe nuk ka dashur ti krijojë institucionet e Republikës së Kosovës.”
Deputeti Nura: Bedri Hamza duhet të jetë kryeministër në 2026
Duke bërë një parashikim për të ardhmen politike, Nura tha: “Besoj që Bedri Hamza duhet të jetë kryeministër i Kosovës në 2026 pasi që është i vetmi që do ta nxjerr Kosovën nga kjo situatë e cila është e paqëndrueshme për këtë kohë në të cilën inflacioni po lëviz.”